Pas ndarjes së çmimeve “The Best”, kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera në rretin social Twitter është shprehur se vota e tij në këtë ceremoni është false.
Më saktesisht ai shkruan.
”Nuk kam votuar në çmimet The Best 2019 dhe çdo informacion ne lidhje me voten time është gënjeshtër, faleminderit”.
Shkurt dhe qartë Barrera ka treguar se pavaresisht se në dokumentin e publikuar nga FIFA në lidhje me të gjitha votimet e kryera nga kapitenët e çdo shteti në glob dhe trajnerët e gazetaret përsa i përket votës se tij çdo gjë është false. Në dokument shfaqet shteti i Nikaraguas emri i Barreras si kapiten dhe votimi i tij ku pikët maksimale janë për Leo Messin më pas Sadio Mane dhe i treti Cristiano Ronaldo, kjo do të thotë që ai nuk ka votuar për Leo Messin madje sipas asaj që ai tregon ai nuk ka votuar për askënd pasi askush nuk i ka marrë votën kapitenit të Nikaraguas.
Diçka e tillë ka bërë që mediat në Spanjë dhe jo vetem të shpërthejnë me kritika ndaj FIFA-s duke i cilësuar ata si një insititucion i pa kujdesshem e mbi të gjitha fals duke qene se kjo nuk është hera e parë që votimi i një çmimi individual sipas gazetarëve manipulohet në interesa të organizatës me të lartë të futbollit në botë.







