Kapiteni i Çekisë: Për Kosovën mungesa e Muriqit nuk do të jetë problem i madh

Vladimir Darida, kapiten i kombëtares së Çekisë ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij i kanë analizuar mirë ndeshjen me Kosovën e atë me Anglinë.

“I kemi parë të dyja ndeshjet, edhe kundër Anglisë edhe kundër Kosovës. I kemi analizuar mirë të dyja ndeshjet, dhe jemi të gatshëm”.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kapitenin çek, pasi ajo do të luhet në qytetin e tij.

“Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Ne e vlerësojmë këtë ndeshje në mënyrë profesionale dhe jemi të përgatitur maksimalisht. Për mua është diçka e veçantë që luaj në qytetin tim. Shpresoj që ta festojmë me fitore ditën e nesërme”.

Darida për thënë se mungesa e Vedat Muriqit nuk do të jetë problem i madh për Kosovën, pasi ai do të zëvendësohet nga një tjetër sulmues po ashtu i fuqishëm.

“Dje e kam marr vesh që nuk do të luajë Muriqi. Ai është zëvendësuar nga një sulmues tjetër po ashtu i fuqishëm. Për Kosovën nuk besoj që do të jetë ndonjë problem i madh mungesa e Muriqit. Goli i dytë që kemi marrë ndaj Kosovës ka qenë një gabim i joni. Kemi mësuar nga gabimet tona në ndeshjen e parë. Besoj që nuk do të gabojmë dhe të luajmë më mirë për të fituar. Rashica ka kualitet dhe është i rrezikshëm për ne. Nuk do të përqendrohemi vetëm te Rashica por të e gjithë skuadra”, u shpreh Darida.