Kapiten Hasanaj gjatë karrierës është dekoruar me “Medaljen Ndërkombëtare” në Akademinë Ushtarake Mbretërore, në Sandhurst – Britani e Madhe. Po ashtu, me medaljen “Distinguished Honor Graduate” në shkollën e Operacioneve Speciale “John F. Kennedy” në Karolinën e Veriut – ShBA.

Ish kadeti Hasanaj theksoi: “Forcat e Armatosura janë ndër profesionet më fisnike dhe më sfiduese. Në QSU ofrohet shkollim cilësor me standardet më të larta ushtarake. Ushtarakët që kanë fatin të shkollohen në këtë institucion dalin me një avantazh të veçantë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. Ata janë të akorduar drejt suksesit që në moshë të re. Arsimi në Shkollën Ushtarake është një synim i denjë për t’u ndjekur”.

“Detyra e cila vlen të veçohet është detyra si udhëheqës togu në Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë. Ishte nder i jashtëzakonshëm që nën udhëheqjen time të kisha edhe veteranë të luftës së lavdishme të UÇK-së, prej të cilëve mësova shumë, njëkohësisht ishin motiv për mua dhe për ushtarët tjerë të togut. Askush nuk mund të jetë i mirë në gjithçka, por të gjithë mund të jenë të mirë në diçka. Të bëhesh kadet do të thotë të fitosh aftësi, të përballesh me sfida, të zbulosh talentet dhe pikat e forta që nuk i ke ditur për veten”, u shpreh Kapiten Hasanaj.

May be an image of 1 person, standing, military uniform and outdoors
May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 13 people, people standing and outdoors