Kapen në kamerat e sigurisë dy femra duke vjedhur në një shitore në Mitrovicën e Veriut

Një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës dy femra të panjohura për vjedhje në shitore në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, kryerja e vjedhjes është parë në kamerat e sigurisë që janë të vendosura në lokal.

“Rr. Lole Ribar, Mitrovicë Veri 04.01.2021-17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në shitoren e saj kanë hyrë dy femra të panjohura dhe në një moment pa u vërejtur kanë kryer vjedhjen. Ankuesja deklaron se këtë e ka konstatuar pasi që ka shikuar kamerat e sigurisë që i ka te vendosura në lokal. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK-ja.