Po vazhdojnë tensionet në protestën e sotme të studentëve në Shqipëri.
Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave nëpër qendrën e Tiranës, derisa Policia ka hedhur gaz lotsjellës e ujë për t’i shpërndarë ata.
Protestuesit kanë djegur edhe hyrjen e Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Bujqësisë.
Më herët, Policia ka gjuajtur edhe plumba gome.







