Përleshjet

Kaos përpara sfidës PSG – Newcastle, tifozët përfundojnë në përleshje

PSG dhe Newcastle do të përballen mbrëmjen e sotme në një sfidë jetike në Champions, me të dyja skuadrat që duan tre pikët.

Por një natë para sfidës, në një lokal të Parisit shpërtheu kaosi. Tifozët parizienë sulmuan anglezët dhe kjo solli një përleshje mes të dy palëve.

Nga pamjet e siguruara nga “X” shihet se nuk mungoi as hedhja e sendeve të rënda nga të dy palët, si karriget dhe tavolinat e lokalit ku ndodhi përleshja.

Nga pamjet e siguruara nga “X” shihet se nuk mungoi as hedhja e sendeve të rënda nga të dy palët, si karriget dhe tavolinat e lokalit ku ndodhi përleshja. /Ballkani.info