Kaos i plotë në Iran, tifozët çmenden kur shohin Ronaldon

Lojtarët e Al Nasr mbërritën në Teheran, ku do të luajnë kundër Persepolis në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë të martën. Kaos total është shkaktuar kur Cristiano Ronaldo ka zbritur nga tifozët që kanë ardhur për të parë yllin portugez, transmeton Ballkani.info.

Problemi lindi kur futbollistët tentuan të largoheshin nga akomodimi për të shkuar në kampin stërvitor dhe për t’u përgatitur për ndeshjen.

Tifozët duke thirrur “Ronaldo” në një moment arritën të kalonin policinë në hotel. Me të mbërritur në aeroportin “Imam Khomeini”, Ronaldo u prit nga një delegacion i klubit vendas dhe iu dhurua një tapet persian i punuar me dorë, mbi të cilin ka një pjatë floriri me mbishkrimin “CR7”.

Ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane në fushën vendase është bërë e mundur pas rivendosjes së  marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. /Ballkani.info