Kante synon të luajë te Chelsea deri në vitin 2023

N’Golo Kante i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij.

28-vjeçari që ndiqet me interes nga Juventusi dhe Real Madridi, gjatë një interviste deklaroi se dëshiron ta mbyllë karrierën e tij te Chelsea, skuadër tek e cila është transferuar në korrik të 2016-ës nga Leicesteri dhe i ka kushtuar “Bluve të Londrës” plot 32 milionë paund.

28-vjeçari theksoi se është shumë ambicioz dhe se objktivi i tij është të fitojë sa më shumë tituj me skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard. Ai theksoi se është përmirësuar shumë që kur u transferua në “Stamford Bridge” dhe se do t’i pëlqente ta mbyllte karrierën pikërisht te skuadra londineze.

Kante deklaroi se kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe shpreson që deri në fund të përjetojë momente të bukura me këtë fanellë.

loading…