Chelsea ka konfrimuar se N’Golo Kante ka nënshkruar kontratë të re që e lidh francezin me klubin londinez deri në vitin 2023.

Reprezentuesi i Francës ka kaluar një formë të mrekullueshme në 3 vitet e fundit, teksa ka fituar dy here Premier Leaguen, fillimisht me Leicester Cityn dhe pastaj Chelsean, derisa verën e kaluar u shpall kampion i botës me kombëtaren e “gjelave”.

“Jam i lumtur që e kam zgjatur kohën time te Chelsea, kanë qenë dy vite të bukura dhe dëshiroj edhe shumë tjera të ngjashme. Prej që kam ardhur te Chelsea e kam pëmirësuar dhe sfiduar veten. Kam fituar çmime që nuk i kam menduar asnjëherë. E pëlqej qytetin, klubin dhe jam i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për shumë vite”, deklaroi Kante.

Kante u transferua te Chelsea në verën e vitit 2016 për 30 milionë euro, gjersa këtë sezon ka zhvilluar çdo ndeshje për 90 minuta në Premier League nën drejtimin e Maurizio Sarrit.