Francezi
Kante: Ja kush dua që ta fitojë Topin e Artë
N’Golo Kante shpreson që një lojtar nga Franca të fitojë Topin e Artë këtë vit pas suksesit të vendit të tyre në Kupën e Botës.
Kombëtarja e Francës këtë vit fitoi Kupën e Botës në botërorin e Rusisë, duke e mundur 4:2 në finale Kroacinë.
Në mesin e kandidatëve për Topin e Artë janë edhe Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.
Kante ka thënë se dëshiron që një lojtar nga Franca ta fitojë këtë çmim, para Cristiano Ronaldos dhe Luka Modricit.
“Fituesi i Topit të Artë? Vështirë të përzgjedh”, ka deklaruar Kante.
“Keni një Luka Modric që ka pasur një sezon të mirë, do të ishte mirë ta fitonte një francez shkaku i Kupës së Botës”./Lajmi.net/