Robert Huth
“Kante është lojtari me ndikimin më të madh në botë”
Ish-mbrojtësi i Leicester Cityt, Robert Huth, beson se mesfushori i Chelseat N’Golo Kante është lojtari me ndikimin më të madh në botë.
Mbrojtës gjerman momentalisht është pa klub, pasi u largua nga klubi anglez në fund të stinorit të kaluar, transmeton Gazeta Express.
Kante the Huth ishin bashkëlojtarë në fitim e titullit të Premierligës në stinorin 2015-16.
“Ai është lojtari më i mirë që kam pasur rastin të luaj. Pa dyshim, Hazardi, Ronaldo e Messi janë diçka më shumë. Mirëpo nëse flasim për ndikim në lojë, atëherë është Kante”, ka thënë ai.
“Truri i tij punon krejtësisht ndryshe nga futbollistët e tjerë”.