Kanoset me granatë dore një person me granatë Fushë-Kosovë, policia del në vendin e ngjarjes

Gjatë ditës së sotme policia ka pranuar informatën për një kanosje me granatë dore të ndodhur në rrugën “Tahir Zema” në Bresje të Fushë Kosovës.

Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të dyshuarin me granatën e dorës.

 “Nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet që ky i dyshuar ka kanosur me granatë një person tjetër”, njofton policia.

“I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë, përderisa granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar  për menaxhimin me mjete shpërthyese”, ka konfirmuar policia.