Kane: Unë jetoj që kritikëve t’iu tregoj se janë gabim

Kapiteni i Spursave dhe Anglisë ka treguar se ai ka synim që edhe Vitin e Ri të jetë golashënuesi më i mirë në Europë.

Sulmuesi i Tottenhamit Harry Kane ka thënë se ai ka një dëshirë konstante për t’iu treguar kritikëve se ata janë gabim dhe se kështu u bë njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

Kane ka pasur një vit shumë të mirë para golit, shënoi 42 herë në 63 paraqitje për klubin dhe vendin e tij.

“Ka hapa të ndryshëm për futbollistët”, tha Kane për Telegraph. “Disa janë me të hershëm dhe ata kanë talentë dhe aftësi të mëdha kur i shihni. Unë? Më është dashur të shkoj në huazim që ta tregoj vetveten, pastah jam kthyer dhe ndoshta kam qenë në bankë, duke pritur mundësinë për të treguar se cili është niveli i imë”.

“Tërë karrierën time më është dashur ti tregoj njerëzve se e kanë gabim dhe pothuajse gjithmonë kam luajtur me një çip në kraharorin tim. Ky motivim është një gjë që është brenda meje, i instaluar në mua: pavarësisht se këtë provë është dashur ta bëj para menaxherëve apo shokëve apo familjes apo shokëve. Është një gjë që ka sjell më të mirën nga unë”.

“Jam një nga ata të cilët ëndërrojnë që të shkojnë në nivelin më të madh në karrierë, i cili dëshiron të jetë në këtë nivel dhe të këtë sukses. Më para do ta bëja këtë sesa t’i ulja ambiciet e mija. Do të bëj gjithçka që duhet që të jem më i miri. Ky është mendimi që ju keni nevojë”.

Duke reflektuar për paraqitjen e Anglisë në Rusi, Kane ka pranuar se humbja në gjysmëfinale me Kroacinë ende i dhem atij.

Pavarësisht zhgënjimit, skuadra është rilidhur me publikun anglez më shumë se nga Euro 96 dhe kapiteni i Tre Luanëve ka thënë se më e mira ende nuk ka ardhur.

“Me lëndon. Ende me lëndon. Më lëndon edhe tani kur flas për të”, shtoi ai. “Ne dëshirojmë që ta përdorim këtë, megjithatë, që ti kthejmë gjërat në rrugën e duhur më 2020, në katër vite edhe më mirë në 2022. Por, nuk dua të gënjej-e tërë kjo gjë do të mbetet në kokën tonë për shumë vite. E vetmja gjë që ne mund të mendojmë është të përpiqemi dhe të kthehemi aty ku ishim herën tjetër”.

“Është njër përvojë që unë kurë, kurrë, kurrë nuk do ta harroj, as tifozët, as mediat madje. Shpresoj që ky mos të jetë turneu më i mirë i joni në 20 vitet e ardhshme. Shpresoj që të këtë edhe më të mirë. Me të vërtetë shpresoj në këtë gjë”