Kane rrezikon të mbetet jashtë fushave për 1 muaj

Sipas pretendimeve që qarkullojnë në mediat angleze, sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane mund të jetë jashtë fushave për 1 muaj për shkak të lëndimit.

Kane u lëndua në minutën e fundit të ndeshjes së humbur 0-1 përballë Manchester Unitedit fundjavën e kaluar, gjersa bëhet fjalë për ndrydhje të nyjes.

“Pësoi një ndëryrje të ashpër që i shkaktoi një fryrje në këmbë. Nëse Kane është i lënduar atëherë kjo do të thotë problem i madh për ne. Shpresoj të mos jetë diçka serioze”, u shpreh Pochettino në lidhje me lëndimin e sulmuesit anglez.

Kane pritet të rikthehet për ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt të Champions Leagues kundër Borussia Dortmundit që zhvillohet me 13 shkurt.

25 vjeçari ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 5 asiste në 28 ndeshje të këtij sezoni.