Kane frikësohet se Sterling mund të vërshëllehet nga anglezët në Prishtinë

Harry Kane është duke shpresuar që bashkëlojtari i tij, Raheem Sterling të mos vërshëllehet nga tifozët anglezë në Prishtinë.

Kombëtarja e Anglisë të dielën në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë mysafire e Kosovës në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020.

Sterling dhe Joe Gomez kanë pasur një zënkë në grumbullimin e parë te Anglia, ndërsa ky i fundit ishte vërshëllyer në momentin e inkuadrimit në lojë në fitoren 7-0 kundër Malit të Zi të enjten mbrëma.

“Nuk mendoj se tifozët duhet t’i vërshëllejnë lojtarët, shpresoj që kjo mos të ndodhë te Joe dhe Raheem nëse ata luajnë”, ka thënë Kane.

“Duhet të shikojmë përpara dhe ato gjëra kanë ndodhur tashmë dhe t’i lëmë pas shpinës. Ne fituam 7-0 në ndeshjen e fundit dhe u kualifikuam në Euro 2020”.

loading…