Kane drejt largimit? Nuk udhëton me Tottenhamin në Portugali

E ardhmja e Harry Kane te Tottenham Hotspur vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Sulmuesi anglez mungoi në ndeshjen kundër Manchester Cityt gjatë javës së kaluar.

Mediat angleze raportojnë se Kane nuk ka udhëtuar fare me skuadrën për ndeshjen e ardhshme që ‘Gjelat’ e luajnë në Portugali kundër Paços de Ferreira.

Manchester City mbetet skuadra më e interesuar për shërbimet e Harry Kane.