Kane do të mungojë deri në prill

Tottenhami do të jetë pa sulmuesin kryesor, Harry Kane deri në muajin prill.

Klubi londinez ka konfirmuar se Kane do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të lëndimit në gjurin e tij të majtë, transmeton Koha.net.

Kane ishte lënduar në humbjen prej 1 me 0 nga Southamptoni në ditën e fundit të vitit 2019.

E tani Tottenhami pritet të hyjë në garë për ndonjë sulmues, për ta zëvendësuar anglezin e lënduar.

Kujtojmë se Tottenhami është lidhur edhe me transferimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.