Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Forumi Intelektual E30 dhe Nisma, Artan Nimani mbajti një tubim me të rinjtë, qytetarët dhe mbështetësit e tij në Gjakovë.
Në këtë takim morën pjesë emra të njohur të këtij koalicioni, ndër ta edhe Dr. Pal Lekaj, Gjenerali Lahi Brahimaj, Dr. Arbër Tolaj, ish-deputetja Teuta Haxhiu, prof. Ali Berisha e kandidatë të tjerë për Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në një fjalë rasti u shpreh i kënaqur me kandidaturën e Prof. Nimanit, teksa tha se numri 25 i këtij koalicioni meriton më patjetër një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Ballkani.info.
Përgjatë tubimit u konfirmua mbështetja unanime e të pranishëmve për rrugën e tij drejt parlamentit kosovar.
Ballkani.info ju sjellë pamje nga ky tubim:







