Arbër Pajaziti

Kandidati për kryetar të Bujanocit: Ndërhyrja e Kurtit ishte e pritshme, por elektorati s’do të ndikohet

Kandidati për kryetar të Bujanocit nga Fronti për Ndryshim, Arbër Pajaziti, e ka komentuar ndërhyrjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në zgjedhjet lokale në Luginë.

Pajaziti tha se një ndërhyrje e tillë e Kurtit për ta ka qenë e pritshme, pasi tha se nuk është hera e parë që Kurti ndërhyn në politikën e jashtme, ku përmendi rastet në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

“Ka qenë e pritshme por e mira e gjithë kësaj është se elektorati e ka ndarë mendjen dhe nuk ndikohet nga ndërhyrje të tilla. Ajo cka elektorati këtu do është që politika në Bujanoc të ndryshojë”, tha ai në “Kosova Today”.

Më tej, ai tha se për ta, ndërhyrja e Kurtit ka qenë e pritshme por e papranueshme dhe sipas tij, nuk i kontribuon unitetit të partive politike në Bujanoc.