Toni Comin

Kandidati katalonas për Parlamentin Europian: Spanja t’i lë standardet e dyfishta me Palestinën e ta njohë Kosovën

Kandidati i partisë katalonase “Së Bashku për Kataloninë” (Junts) për deputet në Parlamentin Europian, Toni Comín, e ka akuzuar qeverinë spanjolle se po vepron me hipokrizi duke e njohur shtetin palestinez dhe jo atë të Kosovës.

Toni Comín i ka kërkuar Qeverisë së Spanjës që t’i ndalojë “standardet e dyfishta” dhe “hipokrizinë” e saj pasi javën a kaluar njoftoi nesër, më 28 maj, do të njohë Palestinën si shtet.

“Qeveria spanjolle nuk duhet të jetë aq hipokrite, sepse ajo duhet ta kishte njohur më parë, për shembull, Kosovën, pasi është një nga qeveritë e pakta në Bashkimin Europian që nuk e njeh atë”, tha kreu i Junts, raporton televizioni Telecino.

Comín i ka kërkuar Qeverisë së Pedro Sánchez që të jetë koherent. Ai tha se “ky standard i madh i dyfishtë nuk mund të tolerohet” nga Qeveria e cila mbështet njohjen e Palestinës dhe “nga ana tjetër, në rastin e Kosovës” nuk e bën këtë.