Kandidati për deputet nga AAK, Dardan Islami, ka risjellë në vëmendje të opinionit një shkrim të publikuar një dekadë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje të titulluar ‘Për çfarë ka intervenuar NATO në Kosovë?’.
Ai ka publikuar shkrimin, ndërsa ka shkruar në Facebook “lexoni milet lexoni!?”.

Por çfarë thuhet në këtë shkrim të VV-së që u publikua më 2010?
Partia e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, pretendon se forcat e NATO-s kanë intervenuar në Kosovë për ta ‘rënduar katastrofën’.
Përmes këtij shkrimi VV-ja akuzon bashkësinë ndërkombëtare dhe NATO-n, se me bombardimin e forcave paramilitare serbe ‘është ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial i Jugosllavisë’.







