Një lajm shumë pozitiv vjen për Kosovën në prag të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Kampionia olimpike në xhudo, Nora Gjakova, ka sanuar lëndimin dhe është gati për sfidat e ardhshme. Nora është shpresë e madhe e Kosovës për medalje në “Parisi 2024”.

Ajo kishte pësuar lëndim muskulor që më 16 shkurt, në Grand Slamin në Baku. Për shkak të lëndimit nuk kishte mundur të paraqitej në finale ndaj kanadezes Christa Deguchi. Prej atëherë Nora ishte në fazë rikuperimi, ndërsa ka punuar për të gjetur formën më të mirë. Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka është i kënaqur me gjendjen fizike të Norës.

Nora ka bërë udhëtim të gjatë për në Peru, ku do të ketë garën testuese para Lojërave Olimpike. Në Lima të Perusë, zhvillohet gara “Panamerican Open”. Konkurrenca është solide, jo e nivelit të Norës, ndërsa asaj i duhet suksesi edhe për të përmirësuar pozitën në renditjen botërore.

Gara e xhudos në “Parisi 2024” zhvillohet prej 27 korrikut deri më 2 gusht. /Ballkani.info