Kampioni i Italisë fiton me përmbysje

Kampioni i Italisë, Interi, ka fituar me përmbysje në udhëtim ndaj Fiorentinës me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje e javës së pestë në Serie A u zhvillua të martën mbrëma.

Fiorentina kaloi në epërsi në minutën e 23-të me golin e Riccardo Sottilit, kurse për barazimin 1:1 realizoi në minutën e 52-të Matteo Darmian.

Tre minuta më vonë, Edin Xheko shënoi për epërsinë 2:1, ndërsa fitoren 3:1 e vulosi Ivan Perishiq.

Me këtë fitore Interi është bërë lider i Serie A me 13 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Fiorentina bie në vendin e gjashtë me nëntë pikë.