Kampioni i Botës në kikboks: Nuk i frikësohem askujt, përveç gruas

Kampioni i Botës në kikboks, Azem Maksutaj tregoi se të gjithë titujt i dorëzon para gruas së tij.

Maksutaj kur u pyet se cila është frika e tij më e madhe? Ai në emisionin veror “21 Gradë” në RTV21 u përgjigj duke qeshur “natyrisht, gruaja, veç gruas nuk i tutna askujt”.

Azemi në vitin 2007 i ka dhënë fund beqarisë.

Ndërsa sa i përket jetës profesionale, ai i ka dhënë shumë vlerë dhe cilësi sportit botëror, kështu duke u bërë katërmbëdhjetë herë kampion bote