Kampioni i botës i ofrohet Wilder për ta stërvitur para meçit të tretë me Fury

Floyd Mayweather është i bindur se Deontay Wilder do të hakmerret ndaj Tyson Fury – nëse Bronze Bomber lejon shokët e tij amerikanë ta stërvisin atë për luftën trilogjike.

Kampi i Wilderit konfirmoi të dielën se ata kanë aktivizuar një klauzolë të ndeshjes në kontratën e tij pas humbjes nga rivali i peshës së rëndë Fury në raundin e shtatë në Las Vegas.

Dhe Mayweather, i cili pati një rekord të pabesueshëm 50-0 gjatë karrierës së tij të mrekullueshme të boksit, beson se ai mund t’i sigurojë Wilderit hakmarrjen me mençurinë e tij në meçin e tretë kundër amerikanit – që pritet të zhvillohet në muajin korrik.

“Nëse e stërvisim atë mund ta mësoj se si të fitojë”, tha Mayweather kur u pyet nëse Wilder mund të mposht Fury./