Kampioni fiton ndaj Dukagjinit, Drita e ’89-shi ndajnë pikët

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, ka arritur të marrë tri pikë të plota nga përballja me Dukagjinin në xhiron e gjashtë të Superligës.

Kastriot Rexha e Mevlan Zeka realizuan golat për ekipin nga Drenasi, në fitoren 0 me 2.

Në ndeshjen tjetër, të zhvilluar në të njëjtën kohë, Drita e Trepça ’89 barazuan 1 me 1.

Arb Manaj kaloi mitrovicasit në epërsi në minutën e 27-të, ndërsa Fortunato barazoi gjithçka në minutat shtesë.

Pas gjashtë ndeshjeve, Feronikeli ka 12 pikë në pozitën e parë, aq pikë sa ka edhe Gjilani që prin. Drita ka 11 pikë në pozitën e tretë. Trepça ’89 ka gjashtë pikë në pozitën e shtatë, e Dukagjini është i fundit me vetëm një pikë.

loading…