Uzbekistan

Kampionet tona prekin finalen e Grand Prix “Tashkent 2018”

Kampionet tona në xhudo kanë siguruar medaljet në Grand Prix “Tashkent 2018”, që po mbahet në Uzbekistan.

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia e Evropës, Nora Gjakova dhe nënkampionia e Evropës, Distria Krasniqi, janë kualifikuar në finale, pas tri fitoreve dhe një raundi pa luftë.

Kelmendi mundi në gjysmëfinale me ippon spanjollen, Ana Perez të Spanjës. Në finale takohet me Evelynne Tschopp të Zvicrës, kategoria -52 kg.
Nora Gjakova në kategorinë -57 kg, mundi në gjysmëfinale me ippon, sllovenen, Kaja Kajzer. Në finale takohet me Theresa Stoll të Gjermanisë.
Distria Krasniqi (-48 kg), në gjysmëfinale mposhti holandezen, Anders Gersjes, ndërsa në finale e pret hungarezja, Eva Csernovicki.
Iu urojmë fat dhe suksese kampioneve tona në luftërat për medaljen e artë.