Kampionati më interesant në Evropë, “llugë” është top 10-shja

Premierliga Angleze padyshim që është liga më e fort dhe më interesante në botë. Por, garë e rreptë dhe kampionat i paparë po ndodhë këtë edicion në Ligën e dytë të Gjermanisë.

Lideri pothuajse secilën javë po ndërrohet dhe nga skuadra e parë në tabelë deri tek ajo e 10-ta diferenca në pikë është vetëm nëntë.

St Pauli ka 26 pikë si lider, i ndjekur nga Regensburg me 25, Paderborn 24, Darmstadt 23, Schalke 22, e kështu me radhë./Indeksonline/