ffk

Kampionati i ri i Kosovës fillon më 10 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se edicioni i ri garues në futbollin e Kosovës, 2024/25, do të nisë më 10 gusht.

Do të jenë skuadrat elitare të Superligës që do të hapin perden e edicionit të ri. Pas kësaj, në mesjavën e 14 gushtit do të nisin garat në Bon Superligën U21, ndërsa kampionati në Ligën e Parë do të fillojë më 17 gusht.