Kamioneta me targa të UNMIK-ut e cila në muajin shtator të vitit 2021, ishte përdorur për bllokimin e rrugëve nga serbët e komunave veriore të Kosovës, vazhdon të qarkullojë lirshëm në këto komuna.

Në shtator të vitit 2021, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitetin me targat e automjeteve nga Serbia, disa qytetarë serb të komunave veriore të Kosovës kishin bllokuar rrugët që dërgonin në vendkalimet kufitare me Serbinë.

No description available.

Mediat kishin raportuar se në mesin e automjeteve që ishin përdorur për të bllokuar rrugët, ishin vërejtur dy kamioneta me targa të UNMIK-ut. Megjithëse kjo targë nuk paraqitet të jetë targë e zakonshme e UNMIK-ut, qarkullimi i lirshëm, i papenguar i saj dhe heshtja e UNMIK-ut ndaj kësaj ngjarje, dëshmon për lejimin nga ana e UNMIK-ut që të keqpërdoret ky mision nga strukturat kriminale serbe.

Kjo nuk është hera e vetme kur automjetet e UNMIK-ut janë përdorur për t’i ndihmuar serbët e veriut të Kosovës për kundërshtimin e vendimeve të institucioneve të Kosovës. Në maj të vitit 2019, zyrtari rus i UNMIK-ut Mikail Krasoshchekov kishte përdorur autoritetin e tij duke bllokuar rrugën me automjetin zyrtar të UNMIK-ut, në përpjekje për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.

No description available.

Madje, në automjetin zyrtar të UNMIK-ut, të cilin e shfrytëzonte zyrtari rus Mikhail Krasnoshchekov, ishte gjetur edhe sharra motorike me të cilën ishin prerë drunjë për ta bllokuar rrugën.