Kameruni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Kameruni e ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Afrikës, pasi ka mposhtur në çerekfinale Gambinë me rezultat të pastër 0:2.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola dhe me tre të zverdhur nga ana e Gambisë.

Toko Ekambi shënoi dy golat e vetëm të ndeshjes në minutat 50 dhe 57 për t’ia siguruar vendit të tij gjysmëfinalen e madhe.

Kameruni në gjysmëfinale do ta presë fituesin nga dueli Egjipt-Maroko.