Kamerat e sigurisë kapin në video një fantazmë!

Në Filipine një kamerë sigurie ka kapur skenën kur një fantazmë kalon përmes makinave.

Ishte shokuese për stafin kur ata panë videon për herë të parë, shkruan “TheSun”.

Në fillim ata menduan se ishin dëshmitarë të një aksidenti, por ajo që panë më pas ishte e pabesueshme.

Figura që duket njerëzore shihet të kaloj përmes makinave dhe duket se asnjë nga shoferët nuk mund ta shohë.

Nuk është ende e qartë se si një kamerë CCTV mund të filmonte këtë pamje. /Lajmi.net/