Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.

Kurti, gjatë një prononcimi për media u pyet nëse është konfirmuar vrasja e Faton Hajrizit në Serbi, derisa ai u përgjigj duke thënë se “kam shumë punë si kryeministër, nuk mund ta bëjë edhe punën e ministrit”.

Pas kësaj deklarate, Musliu i ka quajtur demagogë e llaskuca Kurtin e ministrat e tij, duke thënë se “vërtetë që ka shumë punë se e ka ba Kosovën llugë në çdo sferë e i ka hupë filli, ama punën e parë që duhet bërë është me e shkarku Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen”.

Postimi i plotë:

Kurti kur është pyetur për Konfirmimin e ivrasjes së Faton Hajrizit, qenka përgjigjur: “Besoni kam shumë punë si kryeministër”

E vërtetë qe ka shumë punë se e ka ba Kosovën llugë në çdo sferë e i ka hupë filli, ama punën e parë që duhet bërë është me e shkarku Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen.

Demagoga, shkatërrues të shtetit, Llaskuca.

Kurti kur është pyetur për Konfirmimin e ivrasjes së Faton Hajrizit, qenka përgjigjur: “Besoni kam shumë punë si kryeministër” E vërtetë qe ka shumë punë se e ka ba Kosovën llugë në çdo sferë e i ka hupë filli, ama punën e parë që duhet bërë është me e shkarku Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen. Demagoga, shkatërrues të shtetit, Llaskuca.