Edona James

“Kam menduar se do të vdes”, Edona James flet për periudhën kur ishte diagnostikuar me kancer – del fotoja

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka rrëfyer për kohën kur ishte e sëmurë me kancer.

Në një intervistë për ATV, ajo tha se ka qenë një periudhë shumë e rëndë për të.

Transgjinorja nga Suhareka bën me dije se kjo ka ndodhur pesë vjet më parë, por që shpreson të mos i kthehet më.

Foto: Screenshot/Facebook

“Ka qenë shumë e rëndë. Kam menduar se nuk kam e kam shumë gjatë, kam menduar se do të vdes. Ka qenë shumë e vështirë. Mas miri është nuk duhet të mendosh. E kam ditur që do ta fitojë. I kam thënë një shoqes se kam me e prish kancerin. Kam thënë, ti duhet me jetu”, u shpreh ajo.

Biondja tutje shtoi: “Në atë kohë më kanë përkrahur të gjithë. Negativitetin mos me e lënë të ti brenda. Kam gati pesë vjet që jam shëruar, ishalla nuk vjen më”.

Foto: Screenshot/YouTube

Edona mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ajo fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin, shfaqjen pa filtra e po ashtu edhe për energjinë pozitive.