“Kam me të mbytë, kam me të ngrehë zhag me traktor” – 41 vjeçari në Mitrovicë kërcënon të riun që dyshon se i vodhi para e ari

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet ndaj një 41-vjeçari i cili dyshohet se ka kërcënuar me vrasje një 19-vjeçar,

41-vjeçari nga fshati Bare ka akuzuar të riun se ka kryer vjedhje në shtëpinë e tij, ku thotë se ka marrë disa para të gatshme dhe një unazë të arit.

Ai i është drejtuar 19-vjeçarit me fjalët “kam me të mbytë e kam me të ngreh zhag me traktor”, gjë e cila ka ngjallur frikë e shqetësim tek i riu i cili denoncoi menjëherë rastin në Polici, raporton Sinjali.

Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në stacion për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanojse’.