Olta Xhaçka

Kalojnë natën e Vitit të Ri në det, Xhaçka uron trupat shqiptare në misionet ndërkombëtare

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka uruar në një lidhje video rreth 300 ushtarakët shqiptarë do ta festojnë Vitin e Ri në shërbim, në bazat ku ata janë të dislokuar në misionet ndërkombëtare.

“Përgëzime për shërbimin larg familjeve dhe një vit sa më të gëzueshëm. Keni mbështetjen tonë dhe mirëpres çdo sugjerim për të përmirësuar Forcat e Armatosura”, tha Xhaçka, e cila u kujtoi ushtarakëve se ka në plan t’i vizitojë së shpejti.

Ekuipazhi i “Lissus” në Egje, natën e Vitit të Ri do ta kalojë në det, me ushqime të gatuara në anije.