Kalimi i Lirim Kastratit te Werder Bremen, drejt dëshimit

Ka disa javë që Werder Bremen është duke kërkuar zëvëndësimin e Milot Rashicës.

Përfaqësuesi kosovar Lirim Kastrati ka qenë kandidati më serioz për pozitën e sulmuesit të krahut.

Por klubi gjerman nuk është i kënaqur me kushtet që i ka paraqitur Dinamo e Zagrebit për Kastratin dhe negociatat mes tyre po ngecin.

Werder Bremen dëshiron ta huazojë 22 vjeçarin, ndërsa ekipi kroat insiston në opsionin për blerje në fund të sezonit.

Kastrati është pjesë e Dinamo Zagrebit nga vera e vitit 2020, duke zhvilluar 44 ndeshje në të gjitha garat dhe 4 gola të realizuar.