Shorti i Copa Del Rey vendosi përballë Barcelonën dhe Real Madridin, dy “El Clasico” që do të zhvillohen me 6 shkurt (Camp Nou) dhe më 27 shkurt (Bernabeu) për Kupë, ndërsa me 2 mars do të përballen për kampionat.

Një muaj shumë i zënë i pret Realin dhe Barçën. “Los Blancos” do të luajnë kundër Alaves (3 shkurt, e diel), Barcelona (e mërkurë, 6), Atetico Madrid (e shtunë, 9), Ajax (e mërkurë, 13), Girona (e diel, 17), Ajax (e mërkurë, 20), Levante (e diel, 24), Barcelona (e mërkurë, 27) dhe Barcelona (e shtunë, 2 mars).

Reali do të luajë në tri stadiume të vështira: “Camp Nou” (për Kupë), “Wanda Metropolitano” (La Liga) dhe “Amsterdam Arena” (Champions League). Tre ndeshje që do të shënojnë të ardhmen e ekipit në të gjitha garat.

Nga ana tjetër, Barcelona do të përballet me Valencia (e shtunë, 2 shkurt), Real Madrid (e mërkurë, 6), Athletic Bilbao (e diel 10), Lyon (e mërkurë 13), Valladolid (e shtunë 16), Lyon (e mërkurë 20), Sevilla (e diel 24 ), Real Madrid (e mërkurë 27) dhe Real Madrid (e shtuna 2 mars). Prandaj, të dy ekipet luajnë në një kohë të shkurtër të ardhmen e tyre në kampionat, Champions League dhe Kupë.

Fillimisht do të luajnë ndeshjen e dytë në Champions League, ku do të mësojnë nëse kalojnë për në çerekfinale apo jo dhe më pas do të përballen për ndeshjen e dytë në Copa Del Rey, ku do të mësojnë nëse shkojnë në finale apo jo.

Precedenti më i afërt për diçka të tillë ndodhi në sezonin 2010-11, me Guardiolën dhe Mourinhon në stolin e Realit dhe Barçës. Pastaj luajtën katër herë në vetëm 18 ditë (finalen e Kupës, La Liga dhe gjysmëfinalet e Champions). Në atë kohë Reali fitoi Kupën, në kampionat barazuan dhe në Champions katalanasit shkuan në finale.