Kajtazi: Premtimi më i rrejshëm në këto zgjedhje është Vjosa Osmani

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka komentuar debatin e përbashkët të kandidati për kryeministër, Albin Kurtit dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani.

Kajtazi i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani është premtimi më i rrejshëm në këto zgjedhje.

“Për sa i përket paraqitjes së sotme, zotëri Kurtit dhe zonaj Osmani dhe të tjerave gjatë fushatës, prej që janë bo bashkë, unë muj me thanë që premtimi më i rrejshëm në këto zgjedhje është Vjosa Osmani”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi ka treguar dy arsyet pse Osmani është një premtim i rrejshëm i kësaj fushate.

“E para, sepse zonja Osmani, prej një subjekti politik për të cilin thoshte se ekzistenca ime politike varet dhe lidhet me LDK-në dhe nëse nuk jam në LDK atëherë nuk jam në politikë, nën dy një kandidate për presidente e cila nuk ka mendim të vetin, ajo vetë ka deklaruar që unë se kam pas këtë mendim për Hugo Chavezin Kurti apo Kurtin Chavez, por më kanë shti të tjerët, qysh mundet një kandidate për presidente, një kandidate për kryeministre, krahu i djathtë a i majtë i Albin Kurtit me thanë më kanë shtu të tjerët”, ka thënën Kajtazi, shkruan insajderi.