Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Time Kadrijaj ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kadrijaj në një postim në “Facebook”, ka shkruar se tani kur janë në pushtet qeveria Kurti nuk është më për reciprocitet.
Më tutje Kadrijaj tha se reciprociteti me Serbinë ka qenë vetëm farsë për ta arritur qëllimin e tyre.
“Lëvizja Vetëvendosje, gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar shumë pro reciprocitetit me Serbinë dhe kur sot ata e kanë të gjithë pushtetin në krahët e tyre, ata nuk janë më për reciprocitet, sepse ata tashmë janë të komoduar në karriket e pushtetit dhe reciprociteti me Serbinë ka qenë vetëm një farsë për ta arritur qëllimin e tyre. Kjo ka vetëm një epilog: mashtrim, hipokrizi dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kryeminstri Kurti para zgjedhjeve deklaronte në lidhje me reciprocitetin “Është çështje ditësh apo javësh, e kurrsesi muajsh”. “Ndër gjërat e para që do ta bëjmë”.
Sot, Ministrja Rozeta Hajdari deklaron “Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë reciprocitetin, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonal”.
Lëvizja Vetëvendosje, gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar shumë pro reciprocitetit me Serbinë dhe kur sot ata e kanë të gjithë pushtetin në krahët e tyre, ata nuk janë më për reciprocitet, sepse ata tashmë janë të komoduar në karriket e pushtetit dhe reciprociteti me Serbinë ka qenë vetëm një farsë për ta arritur qëllimin e tyre.
Kjo ka vetëm një epilog: mashtrim, hipokrizi dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës.







