Kadrijaj për burrin e Vjosa Osmanit: Ka muaj që s’ka shkuar në vendin e punës, por është shëtitur kafeneve e bulevardeve në Prishtinë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ftuar në emisionin “Imazh” ka folur rreth zhvillimeve të fundit, saktësisht kthimit të disa konsujve nga u.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se znj. Osmani është dashur që fillimisht ta shkarkojë bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, pasi që i tilli përveç që është emëruar jashtëligjshëm, ka muaj që nuk ka shkuar në ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, transmeton Ballkani.info.

“Ai është dashur të shkarkohet për shkak që përvec që është emëruar jashtëligjshëm, zotëri Prindon Sadriu ka muaj që nuk ka shkuar në ambasadën e Kosovës në Maqedoni. Por është parë duke u shëtitur nëpër kafet dhe bulevardet e Prishtinës”, tha Kadrijaj.

Tutje ajo për këtë temë tha që ky lloj amnistimi nuk duhet të ndodh./Ballkani.info/