Kadrijaj, Osmanit: Shko edhe në Prekaz, Gllogjan e Koshare se ke nevojë me kuptu si erdhi liria

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e saj zyrtare Facebook ka komentuar vizitën e kandidates për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani në Kullën e Isa Boletinit.

Kadrijaj që synon edhe një ulëse në parlament i ka rekomandua Vjosës që të shkoi edhe në Prekaz e Gllogjan, e më pas edhe në Koshare në mënyrë që ta kuptojë të vërtetën se si erdhëm tek liria.

Postimi i plotë:

E pashë Vjosën në kullën e Isa Boletinit, dhe më erdhi mirë se para disa ditëve tha qe vendi ynë u qliru me mend, e aty besoj e ka kuptua se ka pas sakrificë shekullore për me ardhë deri te liria.

Shko edhe në Prekaz e Gllogjan, pastaj shko deri në Koshare se ki nevojë me e kuptua të vërtetën se si erdhëm deri te liria!

loading…