Kadriaj: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, mos bëni politikë me këto gjëra

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka kërkuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se ky nuk është rasti kur deputetët e partive politike duhet të bëjnë politike, ngase marrëveshjet ndërkombëtare janë të rëndësishme për Kosovën.

“Ne si deputetë kemi shumë kohë për me bë politikë, ndërsa sot po debatojmë për gjithçka, por jo për marrëveshjet. E mira është që të gjithë deputetët që ta lëmë politikën anash dhe t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare me 2/3”, tha ajo.

Kadriaj tha se shumë debate të sotshme, nuk përkojnë me agjendën e Kuvendit.

“Të mos hapim debate të tilla, që nuk po përkojnë me temën e sotshme. Të votojmë dhe të kalojmë në tema të tjera”, tha ajo