Kadriaj-Mustafës për rrëzimin e Qeverisë: Pensionisti I LDK-së po mundohet ti mbulojë skandalet e partisë së tij

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar menjëherë pas statusit të kreut të LDK-së Isa Mustafa ku ky i fundit ka paralajmëruar një takim me Kryetarin e VV-së Albin Kurti ku si temë kryesore sipas tij do të jetë përmbysja e koalicionit PAN, transmeton Ballkani.info

Sipas deputetes deklaratat e pensionistit të LDK-së siç e quan ajo, nuk janë asgjë tjetër veç tendencë për ti mbuluar skandalet e tyre të njëpasnjëshme sikur ky i fundit që në ndodhi në Mitrovicë, ka shkruar Kadrijaj në facebook.

Ja status i plotë:
Deklaratat e pensionistit të LDK -së nuk janë gjë tjetër, veq tendencë me i mbulu skandalet e një pas njëshme brenda partisë së ti, si ishte rasti i mbrëmshëm që i ndodhi në Mitrovicës!