Kadri Veseli: Tomor Morina kurrsesi s’do të esktradohet në Serbi, ai së shpejti i kthehet familjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se gjatë këtyre ditëve ka ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit të tij, Tomor Morina.

“Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit”, ka shkruar Veseli.

Sipas tij, Morina së shpejti do kthehet në familjen e tij.

“Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm”, ka shkruar në fund Veseli.

Tomor Morina vazhdon të mbahet nga autoritetet maqedonase, pasi që u arrestua me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Ministria serbe e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e Morinës, megjithatë kjo është hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut. /Ballkani.info/

loading…