Kryeparlamentari Kadri Veseli ka udhëtuar sot në Hagë.

Burime të Ballkani.info brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë konfirmuar se Veseli ka udhëtuar sot nga ky aeroport rreth orës 15:00.

Veseli të hënën pritet të paraqitet në Gjykatën Speciale në Hagë.

Burime tjera të Ballkani.info bëjnë të ditur se kryetari i PDK-së nga Gjykata Speciale do të merret në pyetje për zhvillimet në fshatin Zoçishtë të Rahovecit gjatë luftës.

Ballkani.info ka tentuar të flas me dikë nga kabineti i Veselit, por nuk kemi mundur ta marrë ndonjë konfirmim zyrtar.

Së shpejti ju sjellim info tjera…