Kadri Veseli i dashuruar fort në PDK, ja ku i ka të qëndisura tri shkronjat e partisë (FOTO)

Kryetari i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vazhdon të jetë i pranishëm në degët e partisë për të promovuar, siç thotë ai, reformat në parti.

I pari i PDK-së sot ka qëndruar në Kaçanik, aty ku e ka shpalosur programin e “Dekadës së Re”.

Veseli, i cili së fundi është përfolur në aferën e “fajdeve” dhe i cili e ka mohuar kategorikisht implikimin në këtë rast, duket se partinë e ka fort në zemër, shkruan Ballkani.info.

Se sa shumë e do partinë që e drejton, Veseli e ka treguar edhe me këmishën që sot e ka mbajtur veshur në Kaçanik.

Në anën e majtë, atë të zemër, në këmishën e Veselit janë të qepura tri shkronja PDK. /Ballkani.info/