Aktivistë e familjarë të anëtarëve të Vetëvendosjes po vazhdojnë të “rehatohen” në Komunën e Kamenicës, e cila udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes.

Së fundmi, Rahimaj e ka ‘rehatuar’ në punë të shtetit edhe një familjar të një asamblisteje të kësaj partie, shkruan Demokracia.com.

Burim Kryeziu, bashkëshorti i asamblistes së Vetëvendosjes, Valentina Kastrati-Kryeziut, është emëruar menaxher i personelit në administratën e kësaj komune.

Ky është vendimi për emërimin e tij:

Për muaj me radhë, Kryeziu mbante këtë pozicion, por si ushtrues detyre, pasi që më parë ai ka qenë zyrtar ligjor.

Demokracia.com ka raportuar në vazhdimësi për punësimet e militantëve të Vetëvendosjes në këtë komunë.