Kadare rrëfim të sinqertë: Kam duartrokitur dhe gjëra që s’duheshin duartrokitur

I sinqertë, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në Vlorë, ka treguar se dy qytetet që kanë lënë shenjë në jetën e tij letrare janë Gjirokastra, qyteti i tij i lindjes dhe Vlora.

Shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar, pas Kavajës, ka ndërmarrë një tjetër udhëtim për të takuar lexuesit. Bashkë me Helenën, shkrimtaren dhe bashkëshorten e tij, ai flet hapur me lexuesit, duke u treguar edhe i ashpër me veten.

Gjatë bisedës së bërë në Vlorë, duket sikur iu drejtohet shqiptarëve të jenë më zemërgjërë me njëri-tjetrin. Sikur, nga lartësia e karrierës, talentit dhe moshës së tij (tashmë 85 vjeçar) iu kërkon të jenë më tolerantë. Të gjithë gabojnë. Edhe unë kam gabuar, rrëfen ai.:”…Edhe unë mund të jem ndonjëherë në një dell jo të mirë që të kundërshtoj gjëra që nuk kundërshtohen ose të duartrokas gjëra që s’janë për tu duartrokitur. Mund të bëj gabime njerëzore sepse i falen njeriut. Midis jush jam, dëshiroj të je mi hapur i sinqertë i çiltër, megjithëse këto fjalë që thashë s’janë të lehta”, tha Kadare. Duket se Vlora, ashtu si dhe Gjirokastra, janë dy qytete që e bëjnë shkrimtarin të jetë vetvetja e të jetë i vërtetë e i sinqertë. Janë fuqi magjike, që i madhi Kadare, duket se ka vendosur t’ua japë këtyre dy qyteteve të mrekullueshme shqiptare: Gjirokastrës mes gurëve, dhe Vlorës, buzë detit Jon.

Vepra “Kronike në gur” nxori në pah qasjen e Kadaresë mbi Fëmijërinë dhe ndjesitë e tij të vegjëlisë që u ruajtën dhe u hodhën në fletë.

“Gjirokastra është qyteti ku kam lindur. Çdo qytet i lindjes së një shkrimtari ka pjesë në fatin e tij, ka pjesë që do apo s’do aji, ka pjesë në kujtimin që lë pas, vepra e tij ka pjesë të këtij qyteti se s’bën do apo s’do ai kështu që edhe unë s’bëj përjashtim pavarësisht se sa e pranoj.  Edhe unë mund të jem ndonjëherë në një dell jo të mirë që të kundërshtoj gjëra që nuk kundërshtohen ose të duartrokas gjëra që s’janë për tu duartrokitur. Mund të bëj gabime njerëzore sepse i falen njeriut. Midis jush jam, dëshiroj të je mi hapur i sinqertë i çiltër, megjithëse këto fjalë që thashë s’janë të lehta”, tha Kadare.

Kadare shtoi se Vlora është një qytet që ka luajtur rol në mendjen e tij, në veprat dhe në përfytyrimet e tij në gjërat e mëdha që ka besuar.

Ai foli edhe për lidhjen që ka çdo shkrimtar me lexuesin. Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.