Kadaj- Bujupi: Shumë mirë që rampa qenka hequr, nuk duhet të kthehet edhe pas pandemisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi i është gëzuar lajmit për heqjen e rampes në QKUK, kërkesë të cilën e bëri ajo disa ditë më parë.

Sipas saj, është gabim nëse e njëjta rampë kthehet pas pandemisë Covid-19.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Rampa që e ndante parkingun e spitalit nga qytetarët qenka hequr sot!

Para disa ditësh i kërkova Qeverisë që në kuadër të lehtësimit të masave ndaj qytetarëve të hiqen edhe pagesat për parking në oborrin e QKUK-së.

Shumë mirë që rampa qenka hequr. Ajo rampë është gabim të kthehet edhe pas pandemisë, sepse parkingu është publik dhe shëndetsia është nevojë esenciale.

Shpresoj që sa më parë të vazhdohet edhe me shpërndarjen e maskave falas për të gjithë qytetarët e vendit e që ishte kerkesa ime e dytë për Qeverinë në seancen në fjalë.